SHBA deri më tani regjistron mbi 280 të shtëna masive në 2021
BKT
   Bota

SHBA deri më tani regjistron mbi 280 të shtëna masive në 2021

Pavarësisht kufizimeve në vitin 2020, dhuna me armë u rrit vitin e kaluar në të gjithë vendin, me 614 të shtëna masive, krahasuar me 434 në 2019.

Numri i të shtënave masive në SHBA u rrit të martën me të shtënat në Çikago dhe shtetin e Alabamas duke lënë 6 të vdekur.

Dhuna me armë gjurmohet në mënyra të ndryshme, por një përkufizim i pranuar gjerësisht vjen nga grupi jofitimprurës, Arkivi i Dhunës me Armë. Grupi përcakton të shtënat në masë si diçka ku 4 ose më shumë persona vriten afërsisht në të njëjtin vend, duke përjashtuar qitësin.

Sipas kësaj metrike, deri më tani ka pasur 282 të shtëna masive që nga fillimi i vitit. Në Çikago, 4 persona u qëlluan për vdekje brenda një shtëpie pasi filloi një grindje. Tre nga të vdekurit ishin gra dhe 4 të tjerë u plagosën.

Po ashtu edhe në Albertville, Alabama, një burrë qëlloi dy bashkëpunëtorë për vdekje në një fabrikë dhe plagosi dy të tjerë, para se të vriste më vonë veten. Shefi i policisë tha se u duk se të shtënat ishin të paprovokuara dhe se motivi nuk dihet ende.

Numri i të shtënave masive në SHBA ka shpërthyer javët e fundit, pasi kufizimet e koronavirusit janë hequr dhe për shkak të motit të ngrohtë mblidhen turmat në tubime masive.

Pavarësisht kufizimeve në vitin 2020, dhuna me armë u rrit vitin e kaluar në të gjithë vendin, me 614 të shtëna masive, krahasuar me 434 në 2019.

Gjithashtu edhe të shtënat tani po shpërthejnë në situata të rastësishme dhe për motive të panumërta, si në vendet e punës, ahengjet në shtëpi, tubime në natyrë, në rrugët e lagjeve dhe madje edhe në ambiente argëtimi në qendër të qytetit.

Në Austin të Teksasit gjatë kësaj fundjave të kaluar, 12 persona u qëlluan në një lagje të klubeve të natës të njohura në natyrë.

Kryetarja e Bashkisë së Çikagos, Lori Lightfoot tha të martën se administrata e Bidenit kishte arritur në qytet. Çikago prej kohësh ka qenë e pllakosur nga dhuna me armë. Ligjet për armët janë më të rrepta në qytet sesa në shumë pjesë të tjera të vendit, por armët shpesh derdhen si një lumë në qytet nga shteti fqinj Indiana, ku ligjet për armët janë shumë më të buta.

Shumica e të vrarëve në Çikago jetojnë në lagje kryesisht afro-amerikane, me të ardhura më të ulëta. Nuk është e pazakontë që të shtënat hakmarrëse të zhurmojnë në tubimet e atyre që mbajnë zi për viktimat e dhunës me armë.

Të shtënat në masë më vdekjeprurëse në vitet e fundit ishte vrasja masive e vitit 2019 e 23 personave brenda një dyqani Walmart në El Paso, Teksas. Qitësi, i cili tha se ishte i motivuar nga urrejtja ndaj hispanikëve, është ende paraburgim, në pritje të gjyqit.