28 avionë ushtarakë kinezë shkelin hapësirën ajrore të Tajvanit

28 avionë ushtarakë kinezë shkelin hapësirën ajrore të Tajvanit

28 avionë ushtarakë kinezë kanë fluturuar në hapësirën ajrore të Tajvanit të martën. Ky është numri më i madh i avionëve kinezë mbi hapësirën e Tajvanit.

Ndërkohë rikujtojmë se disa muaj më parë SHBA-ja lëshoi një paralajmërim kundër “Kinës gjithnjë e më agresive”.

Pekini pretendon sovranitetin e plotë mbi Tajvanin, një demokraci prej gati 24 milion banorësh që ndodhen në brigjet juglindore të Kinës kontinentale, edhe pse të dy palët kanë qeverisur veçmas për më shumë se shtatë dekada, raporton abcnews.al

Ndërsa  Pekini nuk dha asnjë koment në lidhje me ngjarjen, lajmi vjen pasi udhëheqësit e G7 dhanë një deklaratë të përbashkët të dielën duke kritikuar Kinën për një seri çështjesh dhe nënvizuan rëndësinë e paqes dhe stabilitetit në të gjithë ngushticën e Tajvanit.

Ulja e çdo avioni ushtarak në tokën e një kombi tjetër kontrollohet në mënyrë rigoroze nga normat ndërkombëtare dhe kërkon autorizim specifik.  Gjatë muajve të fundit, Kina ka kryer operacione shumta pranë ishullit, më tepër në pjesën jugperëndimore të zonës së saj të mbrojtjes ajrore pranë Ishujve Pratas të kontrolluar nga Tajvani.

Sipas Thomson fluturimet respektonin ligjin ndërkombëtar pasi ato nuk shkelnin hapësirën ajrore të Tajvanit, e cila shtrihet 12 milje detare nga bregu i saj. Misioni i fundit kinez përfshiu 14 avionë ushtarakë J-16 dhe gjashtë J-11, si dhe katër bombardues H-6, të cilët mund të mbajnë armë bërthamore dhe avionë anti-nëndetëse, tha Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit, raporton abcnews.al

Jo vetëm që avionët kinezë fluturuan në një zonë afër Ishujve Pratas, por bombarduesit dhe disa nga avionët ushtarakë fluturuan rreth pjesës jugore të Tajvanit. Rikujtojmë se Kina ka kryer misione të tilla në të kaluarën  për të mbrojtur sovranitetin e vendit.

Kina e ka cilësuar Tajvanin si çështjen e saj më të delikate territoriale dhe një vijë të kuqe që Shtetet e Bashkuara nuk duhet të kalojnë.