Një tërmet 5.8 ballë godet Indonezinë

Një tërmet 5.8 ballë godet Indonezinë

Qendra amerikane për hulumtime gjeologjike njoftoi se një tërmet me fuqi prej 5.8 ballë ka goditur zonën rreth 70 kilometra nga qyteti Amahai, në ishullin Seram.

Një tërmet me fuqi prej 5.8 ballë ka goditur pjesën lindore të Indonezisë.

Qendra amerikane për hulumtime gjeologjike (USGS) njoftoi se një tërmet me fuqi prej 5.8 ballë ka goditur zonën rreth 70 kilometra nga qyteti Amahai, në ishullin Seram.

Tërmeti është regjistruar në thellësi prej 10.6 kilometrave.

Zyrtarët në Indonezi u bënë thirrje qytetarëve në brigjet Japutih dhe Apiahu që të jenë të gatshëm për rrezikun e mundshëm nga cunami.