Përfundon raundi i parë i samitit Biden-Putin

Përfundon raundi i parë i samitit Biden-Putin

Presidenti amerikan Joe Biden dhe presidenti rus Vladimir Putin kanë përfunduar raundin e parë të bisedimeve në samitin e sotëm.

Biden dhe Putin u takuan së pari të shoqëruar nga Sekretari i Shtetit Anthony Blinken dhe nga ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov – të shoqëruar edhe përkthyesit e tyre.

Dy sesione shtesë bisedimesh planifikohen të mbahen më vonë gjatë ditës, shkruan AP, përkthen Periskopi.

Në palën amerikane, pritet të prëfshihen Blinkeni, por edhe Jake Sullivan e Victoria Nuland.

Pritet që i gjithë samiti të zgjas prej katër deri në pesë orë para se secili lider të mbajë një konferencë për media.

Ky samit ka përplasur gazetarët amerikanë me ata rusë.


MË SHUME NGA Bota