Turqi, arrestohen 2 të dyshuar për kontrabandë të artefakteve historike
BKT
   Bota

Turqi, arrestohen 2 të dyshuar për kontrabandë të artefakteve historike

Në operacion u kapën rreth 125 monedha bronzi dhe argjendi, dy unaza, dy vathë prej ari dhe dy artefakte që u përkisnin periudhave arkaike, romake, bizantine, selxhuke dhe osmane.

Forcat turke të sigurisë kanë bërë të ditur se janë arrestuar të paktën dy persona të dyshuar për kontrabandë të artefakteve historike.

Sipas një njoftimi nga forcat e sigurisë turke, ekipet e policisë kryen bastisje në një adresë në rrethin Bornova të provincës perëndimore Izmir.

Në operacion u kapën rreth 125 monedha bronzi dhe argjendi, dy unaza, dy vathë prej ari dhe dy artefakte që u përkisnin periudhave arkaike, romake, bizantine, selxhuke dhe osmane.

Në provincën tjetër perëndimore, në Eskişehir, ekipet e xhandarmërisë në autostradën Çifteler-Emirdağ ndaluan automjetin e një personi të dyshuar se po përpiqej të shesë artefakte historike.

Një statujë dhe një kryq prej bronzi nga periudha helenistike u gjetën në automjet.

I dyshuari u arrestua dhe më pas u a i lirë me kusht të kontrollit gjyqësor./aa