Salvini: Kishte me qenë mirë t`i heqim maskat edhe jashtë nga korriku
BKT
   Bota

Salvini: Kishte me qenë mirë t`i heqim maskat edhe jashtë nga korriku

Ish-ministri i brendshëm dhe ish-zëvendës kryeministri italian, Matteo Salvini ka zhvilluar një takim me kryeministrin italian Mario Draghi.

Salvini u shpreh se takimi rezultoi të jetë pozitiv, ndërsa në fokus ishte situata epidemiologjike dhe masat për parandalimin e pandemisë Covid.

Salvini theksoi se situata epidemiologjike në Europë duket se është drejt përmirësimit dhe se shumë vende po shikojnë mundësinë e heqjes së maskës edhe në ambientet e hapura.

Po ashtu Salvini tha se këtë mundësi shpreson që kryeministri italian ta konsiderojë edhe për vendin.

“Besoj që fillimi i korrikut do të ishte i përshtatshëm për heqjen e maskës në ambiente të hapura”, ka theksuar Salvini.

Ndërkohë, në Itali vijon trendi i rënies së infeksioneve dhe shkalla e pozitivitetit është e qëndrueshme me 0,7%.