Britania shënon numrin më të lartë të të infektuarve pas 4 muajsh
BKT
   Bota

Britania shënon numrin më të lartë të të infektuarve pas 4 muajsh

Sipas të dhënave të reja, në 24 orët e fundit janë raportuar 11,007 raste të reja në krahasim me 9,055 raste të një ditë më përpara.

Ndërkohë  vendi shënoi një rritje në numrin e viktimave. Britani shënoi 19 viktima, në krahasim me 9 viktima të mërkurën.

Britania ka regjistruar 4,600,623 raste dhe 127,945 viktima që nga fillimi i pandemisë.