Ndërhyrja ruse në zgjedhje, Pelosi mbështet Biden
BKT
   Bota

Ndërhyrja ruse në zgjedhje, Pelosi mbështet Biden

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara, Nancy Pelosi, mbështet dhe vlerëson përfaqësimin e presidentit Joe Biden në samitin me homologun rus, Vladimir Putin.

Ajo thotë se Biden u tregua i drejtëpërdrejtë sa i përket ndërhyrjes në zgjedhje, transmeton A2.

 “Ai ishte i drejtëpërdrejtë. Presidenti tha se do të ketë pasoja nëse Putin dëmton interesin tonë, përfshirë ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhje dhe sulmet kibernetike, duke bërë të qartë se sulme të tilla në infrastrukturën tonë, do të hasen me reagime”, u shpreh Pelos.