Udhëtarët nga MB do të duhet të hyjnë në karantinë me të mbërritur në Itali
BKT
   Bota

Udhëtarët nga MB do të duhet të hyjnë në karantinë me të mbërritur në Itali

Nga e hëna, Italia do të vendosë karantinë pesë-ditore për udhëtarët nga Mbretëria e Bashkuar, mes shqetësimeve në rritje në lidhje me përhapjen e variantit Delta.

Sipas BBC, qeveria italiane tha se udhëtarëve nga MB-ja do t’iu kërkohet gjithashtu që të jenë të pajisur me teste të detyrueshme të COVID-19.

Italia, megjithatë, do të hapë dyert për SHBA-në, Kanadanë, Japoninë dhe BE-në, me kusht që vizitorët e vërtetojnë se janë vaksinuar ose që kanë rezultuar kohët e fundit negativ nga coronavirusi.

Ministri italian i Shëndetësisë, Roberto Speranza, shtoi se masa për ndalimin e njerëzve që vijnë nga India, Bangladeshi dhe Sri Lanka do të mbetet ende në fuqi. /Telegrafi/