Iranianët votojnë në zgjedhjet presidenciale
BKT
   Bota

Iranianët votojnë në zgjedhjet presidenciale

Iranianët janë duke votuar për të zgjedhur presidentin e ri.

Fituesi do të zëvendësojë presidentin e tanishëm Hassan Rouhani, i cili ka shërbyer dy mandate.

Disidentët dhe disa reformistë kanë bërë thirrje për bojkot, për shkak se disa personave u është ndalur të kandidonin për president, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

Këto zgjedhje vijnë pas pakënaqësisë së iranianëve për vështirësitë ekonomike.

Udhëheqësi Suprem, Ajatollah Ali Khamenei dha votën e tij herët në mëngjes në Teheran dhe inkurajoi njerëzit të shkojnë në votime.

“Çdo votë ka rëndësi, ejani votoni dhe zgjidhni presidentin tuaj”, tha ai.

Ai ndër të tjera tha se këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme për të ardhmen e vendit.

“Kjo është e për të ardhmen e vendit tuaj.”