Zelanda e Re miraton Pfizer për grupmoshat 12-15 vjeç
BKT
   Bota

Zelanda e Re miraton Pfizer për grupmoshat 12-15 vjeç

Zelanda e Re është bërë shteti me rend që ka miratuar Pfizer pas Kanadasë, SHBA-ve, Europës dhe Japonisë.

Zelanda e Re ka miratuar  Pfizer për grupmoshat 12 – 15 vjeç, sipas një njoftimi nga kryeministrja Jacinda Ardern. 

Rregullatori mjekësor i vendit, Medsafe, përfundoi vlerësimin e Pfizer dhe më pas e miratoi për grupmoshat 12-15 vjeç.

“Miratimi i Medsafe ka qenë një proces i  gjatë,” tha Ardern.

Erden tha se vendi kishte doza të mjaftueshme për të vaksinuar 265,000 fëmijë. Miratimi i Medsafe është hapi i parë dhe më domethënës drejt vaksinimit për fëmijët, por vendimi përfundimtar pritet nga ministria e shëndetësisë.

Deri në vendimin e ministrisë asnjë nga fëmijët nuk do të vaksinohen. Zelanda e Re  ka vaksinuar rreth 7.7% të të rriturve deri më tani.