Ulet numri i dhuruesve të plazmës së gjakut për të infektuarit me Covid-19
BKT
Shëndetësi

Ulet numri i dhuruesve të plazmës së gjakut për të infektuarit me Covid-19

Drejtoresha në Qendrën për Transfuzion të Gjakut Bukurie Zhubi, thotë se pas rënies së numrit të të infektuarve me Covid-19 ka rënë edhe interesimi për plazmë të gjakut.

Plazma e gjakut, ka sqaruar Zhubi, se ka ndikim si terapi mbështetëse te të sëmurët me Covid-19. Ajo ka sqaruar se kjo metodë e trajtimit përmes plazmës është aplikuar në vazhdimësi për shumë sëmundje brenda Klinikës Infektive të QKUK-së.

“Interesimi për plazmën kovalesente ende është prezent. Kemi grumbulluar një sasi të konsiderueshme”. 

“Përdorimi i tyre ka qenë shumë aktual në fazën kur kishim sëmundjen Covid19. Tani me rënien e numrit të rasteve me Covid-19 ka edhe rënie të përdorimit të plazmës kovalesente”. 

“Për efikasitetin e plazmës kovalesente raportimet tregojnë që ka ndikim si terapi mbështetëse në të sëmurët me Covid-19”,  tha Zhubi në një intervistë për Ekonomia Online.

Ky lloj trajtimi bëhet duke marrë plazmën e gjakut nga pacientët e shëruar nga koronavirusi, pasi që gjaku i tyre ka antitrupa që luftojnë virusi.

Transfuzioni i antitrupave krijon atë që njihet si “imuniteti pasiv” te të prekurit me Covid-19.

Institucionet shëndetësore, përmes një udhëzuesi kanë filluar trajtimin e pacientëve të infektuar me koronavirus me plazmën konvalescente, si terapi mbështetëse gjatë muajit shkurt.


MË SHUME NGA Shëndetësi