Jemen, vriten 26 rebelë të lëvizjes Houthi
Forcat Houthi sulmuan pozicionet e kontrolluara nga ushtria në qytetin Sarwah, sipas një deklarate të ushtrisë. Militantët u vranë në luftën e cila pasoi.
Ushtria jemenase të hënën konfirmoi se ka vrarë 26 rebelë Houthi në provincën qendrore të vendit Marib, raporton Anadolu Agency.
Forcat Houthi sulmuan pozicionet e kontrolluara nga ushtria në qytetin Sarwah, sipas një deklarate të ushtrisë. Militantët u vranë në luftën e cila pasoi.
Avionët luftarakë të koalicionit kryen 24 sulme ajrore në Sarwah dhe pesë sulme në qytetet Ragwan dhe Medgal, njoftoi kanali televiziv Al-Mesira i lidhur me lëvizjen Houthi.
Derisa luftimet e ashpra vazhduan në qytetin Marib, kryeministri i Jemenit, Muin Abdulmalik, u bëri thirrje OKB-së dhe komunitetit ndërkombëtar të marrin masa parandaluese kundër Iranit, i cili mbështet rebelët Houthi.
Abdulmalik akuzoi Iranin për nxitjen e luftës në Jemen, sipas një deklarate të lëshuar nga agjencia zyrtare e lajmeve në Jemen.
Jemeni është shkatërruar nga dhuna dhe paqëndrueshmëria që nga viti 2014, kur rebelët Houthi pushtuan pjesën më të madhe të vendit, përfshirë kryeqytetin Sanaa.























