Italia heq maskat nga 28 qershori
Italia do të heqë detyrimin e mbajtjes së maskës në ambientet e jashtme duke filluar nga 28 qershori, njofton ministri italian i shëndetësisë Roberto Speranza.
“Nga 28 qershori, askush nuk do të mbajë më maska në ambientet e jashtme,” njoftoi Speranza në Twitter.
Por maska do të jetë e detyrueshme në rast të tubimeve apo ngjarjeve të mëdha. Të hënën, 28 qershor, të gjitha rajonet e Italisë pritet të jenë “të bardha”, sipas ekspertëve.
Italia, vendi i parë në Europë ku u raportua rasti i parë i Covid-19 ka regjistruar deri më tani 127,291 viktima dhe 4.25 milion raste.
Vendi ka vaksinuar 30% të popullsisë mbi 12 vjeç.
Dal 28 giugno superiamo l’obbligo di indossare le mascherine all’aperto in zona bianca, ma sempre nel rispetto delle indicazioni precauzionali stabilite dal Cts.
— Roberto Speranza (@robersperanza) June 21, 2021























