Gjermani, arrestohet kërkuesi shkencor rus, akuzohet për spiunazh
Prokurorët gjermanë kanë ngritur akuza ndaj një asistenti rus të kërkimeve shkencore, pasi dyshohet se është spiun.
I dyshuari Ilnur N., u arrestua të premten dhe akuzohet për kalimin e informacionit në inteligjencën ruse, thanë prokurorët.
Sipas prokurorëve, ai akuzohet se është takuar të paktën tre herë me një anëtar të inteligjencës ruse midis tetorit të vitit të kaluar dhe këtij muaji.
Ndërkohë, gjykata gjermane ka marrë vendimin që burri të mbahet në paraburgim, transmeton euronews.albania.
Sakaq, janë kryer kontrolle edhe në shtëpinë dhe vendimin e punës së të dyshuarit, që është një universitet në Gjermani.
Rusia nuk i është përgjigjur ende incidentit, por marrëdhëniet midis Berlinit dhe Moskës kanë qenë të tensionuara gjatë viteve të fundit.























