Francë, dhjetëra të vdekur dhe mbi 2.200 raste të reja me COVID-19
Agjencia e Shëndetit Publik njoftoi se në 24 orët e fundit në spitale humbën jetën 52 persona, ndërsa numri i përgjithshëm i viktimave nga COVID-19 shkoi në 110.858.
Gjatë 24 orëve të fundit në Francë janë regjistruar 2.204 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19).
Agjencia e Shëndetit Publik njoftoi se në 24 orët e fundit në spitale humbën jetën 52 persona, ndërsa numri i përgjithshëm i viktimave nga COVID-19 shkoi në 110.858.
Ndërkohë me 2.204 rastet e reja, numri i përgjithshëm i rasteve ka arritur në 5.760.002.
Norma e rezultateve pozitive të testeve për COVID-19 ka rënë në 0,9 për qind.
Në spitale vazhdojnë trajtimin 10.046 persona, prej të cilëve 1.560 në kujdesin intensiv. Po ashtu bëhet e ditur se vazhdon trendi i rënies në këto shifra.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, që nga 27 dhjetori i vitit 2020 e deri më tani numri i personave që kanë marrë vaksinën kundër COVID-19 ka arritur në 32.441.194, ndërsa 19.196.147 prej tyre kanë marrë dozën e dytë të vaksinës.























