Anija luftarake ruse gjuan për të penguar anijen e NATO-s
Kjo është hera e parë që nga Lufta e Ftohtë që Moska përdor municione të gjalla për të parandaluar një anije të NATO-s.
Një avion luftarak hodhi disa bomba për të detyruar një shkatërrues britanik të largohej nga ujërat afër Krimesë në Detin e Zi.
Anija luftarake ruse lëshoi një goditje paralajmëruese, ndërkohë që aeroplani i luftës hodhi disa bomba për të detyruar një shkatërrues britanik të largohej nga ujërat afër Krimesë në Detin e Zi, bën të ditur Ministria ruse e Mbrojtjes.
Në deklaratë thuhet se shkatërruesi britanik hyri në ujërat që i përkasin Rusisë.
Po ashtu në deklaratën e ministrisë ruse së mbrojtjes thuhet se, anija luftarake ruse qëlloi si paralajmërim, pasi që anija britanike injoroi një shënim për të mos hyrë në "ujërat territoriale ruse" dhe se një bombardues rus Su-24 hodhi bomba para saj për ta detyruar atë të ndryshonte rrugën.
Rusia aneksoi Krimenë nga Ukraina në vitin 2014, e cila nuk u njoh dhe u kundërshtua nga shumica e vendeve në botë.
Anëtarët e NATO-s, si: Turqia, Greqia, Rumania dhe Bullgaria janë në Detin e Zi, por anijet luftarake nga SHBA-të, Britania dhe anëtarët e tjerë të NATO-s shpesh vinin për të vizituar në mbështetje të Ukrainës, raporton AP. /rtklive.com/























