SHBA, 358 të vdekur nga COVID-19 gjatë 24 orëve
BKT
   Bota

SHBA, 358 të vdekur nga COVID-19 gjatë 24 orëve

Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, ka arritur në 33.556.330, me 1.250 raste në 24 orët e fundit.

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 602.469, prej të cilëve 358 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, sipas Universitetit Johns Hopkins.

Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të universitetit, ka arritur në 33.556.330, me 1.250 raste në 24 orët e fundit.

Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 3,81 milionë raste të konfirmuara dhe 63.373 të vdekur.

Në SHBA deri më tani mbi 177 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, kurse mbi 150 milionë dozën e dytë.