Rusia regjistron numrin më të lartë të viktimave nga Covid që nga shkurti
BKT
   Bota

Rusia regjistron numrin më të lartë të viktimave nga Covid që nga shkurti

Rusia ka regjistruar 548 viktima, numri më i lartë i të vdekurve që nga 11 shkurti. Sipas autoriteteve, shkaku i rritjes së numrit të viktimave i atribuohet variantit Delta, i cili është më infektues se variantet e tjera.

Vendi ka regjistruar 130,895 viktima që nga fillimi i pandemisë,  2.44% e numrit të përgjithshëm të rasteve. Rusia ka regjistruar 17,594 raste, nga të cilat 6534 në Moskë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve në 5,368,513.