Gjykata holandeze thotë se ka prova se raketa ruse rrëzoi aeroplanin MH17
Hetuesit ndërkombëtarë duke analizuar dëshmitë për rrëzimin Boeing 777 të kompanisë `Malaysia Airlines MH-17`.
Në Holandë ka filluar gjykimi kundër tre shtetasve rusë dhe një shtetasi ukrainas, për rolin e tyre në rrëzimin e aeroplanit të kompanisë ajrore `Malaysia Airlines MH-17`, ku si pasoj e goditjes nga një Sistem raketor tokë-ajër, aeroplani ishte rrëzuar duke vrarë të gjithë 298 udhëtarët dhe anëtarët e ekuipazhit.
Holanda e konsideron Rusinë përgjegjëse për rrëzimin e aeroplanit MH-17, ku nga 298 viktimat, 196 ishin shtetas holandez.
Aeroplani `Malaysia Airlines MH-17` ishte duke fluturuar në relacionin Amsterdam-Kuala Lampur dhe ishte rrezuar në Ukrainën Lindore, zonë e cila kontrollohet nga rebelët pro-rus dhe trupat e rregullta ushtarake ruse.
Tre shtetasit rusë, Igor Girkin, Oleg Pulatov dhe Sergei Dubinski, si dhe shtetasi ukrainas Leonid Kharchenko, po akuzohen në mungesë, për rrëzimin e aeroplanit MH-17. Katër të akuzuarit kishin pozita të larta udhëheqëse në forcat paramilitare ruse në Ukrainën Lindore, forca të cilat ishin mbështetur drejtpërdrejt nga Ushtria dhe Qeveria ruse.

Hetuesi holandez duke i paraqitur dëshmitë për implikimin e Igor Girkin, Oleg Pulatov , Sergei Dubinski dhe Leonid Kharchenko në rrëzimin e MH-17
Hetuesit kanë arritur të sigurojnë dëshmi për implikimin e Moskës zyrtare në rrëzimin e aeroplanit MH-17 nga komunikimet e katër të akuzuarve me zyrtarë të lartë rusë, duke përfshirë Vladislav Surkov, i cili është këshilltar më ndikim i Presidentit rus Vladimir Putin dhe Ministrit rus të Mbrojtjes Sergei Shoigu.
Bazuar nga dëshmitë e siguruara deri tani, Kryetari i trupit gjykues, gjykatësi holandez Hendrik Steenhuis, është shprehur se ka prova që aeroplani ishte goditur nga Raketa kundërajrore ruse Buk, pasi që në vendin e rrëzimit të aeroplanit janë gjetur fragmente të Raketës ruse Buk.
Hetuesit ndërkombëtarë kanë arritur të sigurojnë dëshmi se raketa që rrëzoj aeroplanin MH-17 kishte udhëtuar në Ukrainën Lindore nga qyteti rus i Kursk dhe ishte pjesë e Brigadës 53 të Mbrojtjes Kundërajrore të Ushtrisë Ruse.

Rrugëtimi i Raketahedhësit Buk nga Kurs/Rusi për në Pervomaiskiy/Ukraina Lindore
Hetuesit gjithashtu kanë arritur të sigurojnë dëshmi të rrugëtimit të Raketahedhësit Buk, për tu kthyer prapë në Rusi, pas rrëzimit të Aeroplanit MH-17.

Rrugëtimi i Raketahedhësit Buk nga Ukraina Lindore për në Rusi
Pjesë e dëshmive janë edhe deklaratat e luftëtarëve pro-rusë, që ishin pjesë e formacioneve paramilitare ruse në Ukrainën Lindore, gjatë kohës kur ishte rrëzuar aeroplani MH-17.
Një nga dëshmitarët identiteti i të cilit nuk është bërë publik për shkaqe sigurie, ka deklaruar se në mbrëmje pas rrëzimit të aeroplanit MH-17, ishte thirrur që të transportoj një automjet të lëshimit të raketave Buk, nga lokaliteti Snizhne, që është afër vendit nga është lansuar raketa Buk që kishte rrezuar MH-17, për në lokalitetin Debaltseve.
Prokuroria pritet të përfundoj paraqitjen e dëshmive me kërkesën për dënimin e katër të dyshuarve deri në muajin nëntor. Më pastaj gjykimi pritet të vazhdoj me paraqitjen e dëshmive të mbrojtjes dhe bazuar nga deklaratat e avokatit mbrojtës Pulatov, mbrojtja nuk pritet të deklarohet deri në pranverën e viti 2022.
Edhe pas vendimit të Gjykatës holandeze në lidhje me katër të dyshuarit, dosja e MH-17 nuk do të mbyllet, pasi që ka edhe shumë persona tjerë që kanë qenë pjesë e aksionit për rrëzimin e aeroplanit të `Malaysia Airlines MH-17`.
Pas sigurimit të dëshmive për rolin e personave tjerë në rrëzimin e aeroplanit MH-17, pritet që të kërkohet gjykimi dhe dënimi i të gjithë atyre që kanë qenë të implikuar në rrëzimin e `Malaysia Airlines MH-17`.























