Turqia administroi rreth 45 milionë vaksina kundër COVID-19
Më shumë se 30 milionë njerëz kanë marrë dozat e tyre të para, ndërsa mbi 14,6 milionë janë vaksinuar plotësisht, tregojnë të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë së Turqisë.
Turqia ka administruar rreth 45 milionë doza të vaksinave kundër koronavirusit të ri (COVID-19) që kur nisi fushatën e vaksinimit masiv në mes të janarit.
Më shumë se 30 milionë njerëz kanë marrë dozat e tyre të para, ndërsa mbi 14,6 milionë janë vaksinuar plotësisht, tregojnë të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë së Turqisë.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, të martën njoftoi për vaksinën vendase Turkovac, e cila ka hyrë në provat klinike të Fazës 3.
Me një rënie të numrit të rasteve ditore me COVID-19 në të gjithë vendin, Turqia pritet nga 1 korriku t'u jep fund të gjitha kufizimeve, të cilat përfshijnë orën policore gjatë natës si dhe bllokimin e plotë të dielave.
Më 1 qershor, vendi lehtësoi disa masa pas një bllokimi të rreptë 17-ditor.
Numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 është tani mbi 5,38 milionë, ndërsa numri i të vdekurve në të gjithë vendin ka arritur në 49.358 me 65 viktima të reja./aa























