Macron: Të jemi vigjilentë ndaj variantit Delta të koronavirusit

Macron: Të jemi vigjilentë ndaj variantit Delta të koronavirusit

Presidenti i Francës, Emanuel Macron shprehu shqetësimin ndaj variantit Delta, duke i bërë thirrje vendeve të tregohen vigjilentë.

Ai shtoi se mutacioni Delta duket se po prek më shumë individët e pavaksinuar ose ata që kanë marrë vetëm dozën e parë të vaksinës dhe për këtë arsye duhen të përshpejtohen fushatat e vaksinimit.

Ai gjithashtu shtoi se BE duhet të marrë vendime të koordinuara në lidhje me hapjen e kufijve të saj për vendet e treta, dhe gjithashtu me njohjen e vaksinave që nuk janë miratuar nga Coreper.


MË SHUME NGA Bota