Kolumbi, 689 persona të vdekur nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit
BKT
   Bota

Kolumbi, 689 persona të vdekur nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit

Ministria e Shëndetësisë e Kolumbisë njoftoi se numri i përgjithshëm i viktimave nga pandemia COVID-19 ka arritur në 102.636.

Në Kolumbi në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 689 persona si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19).

Ministria e Shëndetësisë e Kolumbisë njoftoi se numri i përgjithshëm i viktimave nga pandemia COVID-19 ka arritur në 102.636.

Me zbulimin e 32.997 rasteve të reja, numri i rasteve u rrit në 4.060.013, ndërkohë me shërimin e 28.428 personane numri i të shëruarve shkoi në 3.769.887.

Sipas shifrave të fundit, vendi regjistroi numrin më të lartë ditor të rasteve dhe të viktimave.

Teksa numri i rasteve aktive ka arritur në 175.412, kapaciteti i vendeve në kujdesin intensiv është 85-90 për qind.

Nga ana tjetër, në vend deri më tani 16.038.817 persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës dhe 5.381.189 të tjerë dozën e dytë.

Kolumbia me një popullsi prej rreth 50 milionë banorë është vendi i 10-të me më shumë raste të virusit COVID-19.