Çeki, 5 të vdekur dhe 150 të plagosur pas tornados
Një stuhi e dhunshme ka përfshirë rajonet jugore të Republikës Çeke.
Të paktën pesë persona thuhet se kanë vdekur dhe deri në 150 janë plagosur si rezultat i tornados që ndodhi në lidhje me stuhinë, raporton Kronen Zeitun, transmeton RTKLive.
“Ne kemi dërguar dymbëdhjetë ambulanca dhe mjekë të urgjencës në zonë, njësitë e tjera nga Weinviertel tashmë janë alarmuar”, thotë Andreas Zenker, zëdhënës për shtyp i Kryqit të Kuq, në KZ.
Imazhet nga rajoni tregojnë gjithashtu shkatërrimin në shkallë të gjerë që tornado duket se u ka shkaktuar si ndërtesave ashtu edhe infrastrukturës.
Ministri i Brendshëm Jan Hamacek thotë se ai pret "jetë të humbura" dhe se ekipet e shpëtimit, që janë specializuar në kërkimin e njerëzve nga rrënimet dhe shembjet, janë në rrugën e tyre për në vendet ku goditi tornado./RTKLive























