Ish-avokatit të Trump-it i pezullohet licenca e avokatisë
Rudy Giuliani-t, ish-avokati dhe një nga aleatët më të afërt të ish-presidentit amerikan Donald Trump, i është hequr licenca e avokatit në New York.
“77-vjeçari, si avokat i Donald Trump komunikoi deklarata të rreme për gjykatat, ligjvënësit dhe publikun e gjerë si avokat i ish-presidentit Donald J. Trump dhe fushatës Trump, në përpjekje për të rizgjedhur manjatin në vitin 2020″, ishte ky arsyetimi gjykatës.
Pezullimi i licencës së tij të ligjit shënon një rënie për ish-kryebashkiakun e qytetit të New York-ut, dikur i konsideruar si një forcë në qarqet ligjore.
Megjithatë, në vitet e fundit, reputacioni i Giuliani-t ka pësuar rënie, pasi ai ka qenë nën hetim për lobim të paligjshëm.
Pas vendimit të gjykatës, Giuliani reagoi duke u shprehur se komentet e tij nuk ishin një kërcënim për publikun, transmeton euronews.albania.
Ndërsa, djali i tij, Andrew, i cili kandidon për guvernator në shtetin e New York-ut për Partinë Republikane në zgjedhjet e vitit të ardhshëm, ngriti akuza për paragjykim, sepse pesë anëtarët e gjykatës, sipas tij ishin të afërt të Partisë Demokratike.
“Kjo është thjesht e pabesueshme për të parë se sa e politizuar është bërë e gjithë kjo. Unë jam i zemëruar nga e gjithë kjo dhe çdo amerikan që beson se një sistem i pavarur i drejtësisë, kjo po ndjek një nga aleatët më të ngushtë të presidentit Trump”, u shpreh Andrew Giuliani.























