Varianti Delta i COVID-19 zbulohet në 14 shtete të Afrikës
BKT
   Bota

Varianti Delta i COVID-19 zbulohet në 14 shtete të Afrikës

OBSH njoftoi se në 14 shtete afrikane është zbuluar varianti "Delta" i COVID-19 që u zbulua për herë të parë në Indi.

Në kontinentin afrikan numri i rasteve me COVID-19 tejkaloi shifrën 5.364.000.

Sipas faqes së internetit "Worldometers" ku përpilohen të dhënat mbi pandeminë numri i viktimave nga COVID-19 në Afrikë ka arritur në 140.043.

Gjithashtu numri i rasteve arriti në 5.364.294 ndërsa numri i të shëruarve në 4.713.245

Në kontinent më së shumti raste me COVID-19 janë regjistruar në Republikën e Afrikës së Jugut, Marok, Tunizi, Egjipt, Etiopi dhe në Libi.

Ndërsa numri më i lartë i viktimave u regjistrua në Republikën e Afrikës së Jugut, Egjipt dhe në Tunizi.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) njoftoi se në 14 shtete afrikane është zbuluar varianti "Delta" i COVID-19 që u zbulua për herë të parë në Indi.