Sajid Javid emërohet ministër i shëndetësisë në Britani
BKT
   Bota

Sajid Javid emërohet ministër i shëndetësisë në Britani

Ish-ministri i Financave në Britaninë e Madhe Sajid Javid do të zëvendësojë Matt Hancock në ministrinë e Shëndetësisë.

Lajmin e njoftoi zyra e kryeministrit Boris Johnson.

Javid dha dorëheqjen nga qeveria vitin e kaluar pasi refuzoi të pushonte nga puna këshilltarët e tij politikë, siç i kishte kërkuar Johnson.