Kanadaja shënon rekord të temperaturës më të lartë ndonjëherë
BKT
   Bota

Kanadaja shënon rekord të temperaturës më të lartë ndonjëherë

Temperatura e lartë u regjistrua në British Columbia të dielën.

Fshati Lytton në provincën e British Columbia regjistroi të dielën temperaturën më të lartë të të gjitha kohërave në Kanada prej 46,1 gradë Celcius.

"Maksimumi ditor mund të jetë më i lartë, kështu që ndiqni të dhënat zyrtare", shkroi në Twitter agjencia meteorologjike "ECCC Weather British Columbia", burimi zyrtar i motit dhe klimës në Kanada.

Rekordi i mëparshëm ishte 45 gardë Celcius i matur më 5 korrik 1937 në Yellow Grass dhe Midale, Saskatchewan, tha agjencia.

Rekordi i vjetër në British Columbia u regjistrua në vitin 1941 në 44,4 gardë Celcius.

Ndërsa pjesët perëndimore të Kanadasë janë nën paralajmërimet e nxehtësisë, një mot i freskët pritet deri në fund të kësaj jave.