Policia nis kërkimet për personin që shkaktoi aksidentin në Tour de France
Spektatorja ishte ngjitur në rrugën e çiklistëve të cilët shpejtonin ndërsa mbante një mbishkrim në karton, duke shkaktuar një aksident që la shumë të plagosur.
Policia në Francë ka nisur kërkimet për një spektatore e cila shkaktoi një përplasje të madhe gjatë fazës së parë të garës së çiklizmit Tour de France të shtunën, raporton Anadolu Agency.
Organizatorët e ngjarjes po planifikojnë gjithashtu të paraqesin padi kundër gruas së paidentifikuar, e cila u përkul në shtegun e një grupi me shpejtësi çiklistësh ndërsa mbante lart një mbishkrim në karton, duke bërë që shumë prej tyre të rrëzohen nga biçikletat e tyre.
Spektatorja, e cila u largua nga vendi i ngjarjes para mbërritjes së hetuesve, mbante një karton ku shkruhej "Allez Opi-Omi!", një përzierje e frëngjishtes dhe gjermanishtes që përkthehet në "Eja gjyshi-gjyshja!"
Ndërkohë, çiklisti holandez Mathieu van der Poel, i cili garon për ekipin Alpecin-Fenix, fitoi fazën e dytë të turneut të dielën.
Van der Poel fitoi garën 183,5 kilometra, të cilën e kaloi për katër orë, 18 minuta dhe 30 sekonda.























