Numri i rasteve të reja të vdekjeve nga COVID-19 në Indi bie nën 1.000
BKT
   Bota

Numri i rasteve të reja të vdekjeve nga COVID-19 në Indi bie nën 1.000

"India arrin një tjetër moment kritik në vaksinimin kundër COVID-19 dhe tejkaloi SHBA-në në numrin total të dozave të vaksinave të administruara", thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Shëndetësisë.

India regjistroi 979 vdekje nga koronavirusi i ri (COVID-19) në 24 orët e fundit.

Ministria e Shëndetësisë gjithashtu tha se u regjistruan 46.148 raste të reja, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve në 30,2 milionë, ndërsa numri i të vdekurve tani qëndron në 396.730.

Ndërkohë, nga ministria bëjnë të ditur se numri i vaksinave të administruara ka tejkaluar 320 milionë doza.

"India arrin një tjetër moment kritik në vaksinimin kundër COVID-19 dhe tejkaloi SHBA-në në numrin total të dozave të vaksinave të administruara", thuhet në një deklaratë të ministrisë.

Pasi dëshmoi një rritje eksponenciale të numrit të rasteve gjatë valës së dytë të pandemisë në maj, shumica e vendit tani po regjistron një rënie të rasteve të reja dhe vdekjeve.

Për më shumë se 20 ditë, India ka raportuar më pak se 100 mijë raste të reja, ndërsa autoritetet po lejojnë që më shumë aktivitete të rifillojnë.