23:42 / 29.06.2021
Refuzimi masiv i qytetarëve, Rumania i shet vaksinat Pfizer Danimarkës
Rumania ka rënë dakord t’i shesë Danimarkës dozat shtesë të vaksinës Pfizer-BioNTech.
Ministri i Shëndetësisë, Magnus Hoinike, deklaroi se Rumania ka një mbështetje të ulët për vaksinimin dhe prandaj dëshiron të shesë vaksinat që nuk do të jenë në përdorim.
Rumania nuk e arriti objektivin e saj për të vaksinuar 5 milion qytetarë brenda muajit maj.
Deri më tani janë vaksinuar vetëm 1/5 e popullsisë, kjo për shkak të mosbesimit ndaj institucioneve dhe keqinformimit.
Danimarka pret që vaksinat e para për Covid-19 që bleu do të dorëzohen nga Rumania brenda javës./abcnews.al























