Dhjetëra viktima në Kanada për shkak të nxehtit ekstrem
BKT
   Bota

Dhjetëra viktima në Kanada për shkak të nxehtit ekstrem

Dhjetëra persona kanë kanë humbur jetën në Kanda, për shkak të valës së nxehtë që ka ardhur nga temperaturat e larta.

130 persona kanë humbur jetën që nga e premtja. Mësohet se shumica prej tyre ishin të moshuar, ose kishin probleme shëndetësore, raporton BBC.

Sipas autoriteteve nxehtësia ka qenë faktor kontribues në vdekjen e qytetarëve.

Të martën Kanadaja regjistroi temperaturën e saj më të lartë  të arritur ndonjëherë për të tretën ditë radhazi 49.5°C  në Lytton.