Kolumbi, tejkalon 4.1 milionë numri i rasteve me COVID-19
Në një deklaratë nga Ministria e Shëndetësisë thuhet se me vdekjen e 608 personave në 24 orët fundit, numri i viktimave nga COVID-19 në vend ka arritur në 105.934.
Për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19), në 24 orët e fundit në Kolumbi kanë humbur jetën 608 persona.
Në një deklaratë nga Ministria e Shëndetësisë thuhet se me vdekjen e 608 personave në 24 orët fundit, numri i viktimave nga COVID-19 në vend ka arritur në 105.934.
Me 25.880 raste në 24 orët e fundit, numri i rasteve ka arritur në 4.123.074, ndërkohë me 28.049 të shëruar numri i të shëruarve ka shkuar në 3.908.310.
Në mesin e rajoneve me të prekura nga pandemia janë kryeqyteti Bogota me 1.244.585 raste dhe rajoni Antioquia me 639.062 raste.
Numri i rasteve aktive ka arritur në 186.558 ndërsa kapaciteti i mbushur në njësitë e kujdesit intensiv ndryshon në 85-90 për qind.
Në kuadër të fushatës për vaksinimin masiv, deri më tani 17.570.929 persona e kanë marrë dozën e parë të vaksinës ndërsa 6.331.714 të tjerë dozën e dytë.
Kolumbia, popullsia e së cilës është rreth 50 milionë renditet në vendin e 10-të me numrin më të lartë të rasteve në botë.























