Si të përgatisni byreçka me djathë dhe mjaltë
BKT
Kuzhina

Si të përgatisni byreçka me djathë dhe mjaltë

Djathi është një nga përbërësit kryesorë të gatimeve të brumit.

Ai përdoret për byrek, pite e byreçka të shijshme nga duart e amvisave shqiptare.

Duket pak e pazakontë por djathi i kombinuar me mjaltin është me të vertetë një kombinim i përsosur për shijen.

Përgatitet thjeshtë dhe lehtë, kërkon pak mund e kohë por padyshim që do suprizojë me shijen dhe pamjen e saj jo vetëm ju, por edhe më të dashurit tuaj që do ta provojnë.

Kjo recetë përdoret si pjesë e meseve të gatimeve që shtrohen në tryezë por padyshim që mund të konsumohet edhe pa u shoqëruar me diçka tjetër.

Më poshtë do të gjeni recetën e thjeshtë të përgatitjes së byrreckave me djathë të bardhë e mjatë.

Byreçka Me Djathë Dhe Mjaltë

Përbërësit për 10 byreçka

250 gramë djathë i bardhë i prerë në feta

5 petë e gatshme

7-8 lugë çaji me mjaltë

5 lugë çaji me fara susami

3-4 lugë gjelle me vaj ulliri

Përgatitja:

Ndizeni furrën në 180 gradë Celcius.

Hidhini farat e susamit në një tigan pa yndyrë dhe piqini lehtë në sobë për 1-2 minuta duke lëvizur tiganin rregullisht.

Hapeni petën e gatshme dhe lyejeni me vaj ulliri.

Vendosni copat e djathit dhe paloseni petën duke i dhënë formë drejtkëndore.

Me një petë të gatshme mund të bëni dy byreçka.

Pjesën e jashtme të byreçkave lyejeni sërish me vaj ulliri.

Futini byreçkat në tepsi dhe piqini për 20 minuta.

Pasi t’i keni nxjerrë nga furra, spërkatini byreçkat me mjaltë dhe farat e pjekura të susamit.

Servirini byreçkat të ngrohta dhe do të magjepseni me shijen e tyre. /agroweb