Rumani, Qeveria i mbijeton një mocioni mosbesimi
BKT
   Bota

Rumani, Qeveria i mbijeton një mocioni mosbesimi

Qeveria rumune e koalicionit ndërmjet konservatorëve, liberalëve dhe të gjelbërve, e drejtuar nga kryeministri Florin Citu, i mbijetoi një vote mosbesimi në parlament.

Mocioni u paraqit nga Partia Social-demokratike (PSD) në opozitë.

Në votimin në dy dhomat e parlamentit, në Dhomën  e Deputetëve dhe Senat,  201 parlamentarë nga PSD dhe AUR i ekstremit të djathtë votuan në favor të mocionit të mosbesimit.

Sidoqoftë, ata nuk arritën minimumin prej 234 votave të nevojshme për të rrëzuar qeverinë./atsh