Afrikë, shkon në mbi 5.5 milionë numri i rasteve me COVID-19
BKT
   Bota

Afrikë, shkon në mbi 5.5 milionë numri i rasteve me COVID-19

Shifra më e madhe e rasteve në kontinent është regjistruar në Afrikën e Jugut, Marok, Tunizi, Egjipt, Etiopi dhe Libi.

Numri i rasteve të konfirmuara me koronavirusin e ri (COVID-19) në Afrikë ka shkuar në mbi 5.5 milionë.

Sipas faqes së internetit "Worldometer", e cila përpilon informacionet më të fundit mbi pandeminë COVID-19, numri i rasteve në të gjithë kontinentin ka arritur në 5.514.945.

Numri i të shëruarve nga COVID-19 po ashtu është rritur në 4.825.072, ndërsa numri i viktimave në 142.574.

Shifra më e madhe e rasteve në kontinent është regjistruar në Afrikën e Jugut, Marok, Tunizi, Egjipt, Etiopi dhe Libi.

Ndërkohë numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në Afrikën e Jugut, Egjipt dhe Tunizi.