Ushtria e Jemenit rrëzon dy dronë të rebelëve Houthi
"Mbrojtja ajrore e trupave të ushtrisë së Jemenit arriti të rrëzojë dy dronë të milicisë Houthi të mbështetur nga Irani në Marib-in perëndimor", tha Qendra mediale e Forcave të Armatosura të Jemenit në Twitter.
Ushtria jemenase sot arriti të rrëzojë dy dronë të rebelëve Houthi në provincën qendrore të vendit Marib, raporton Anadolu Agency.
"Mbrojtja ajrore e trupave të ushtrisë së Jemenit arriti të rrëzojë dy dronë të milicisë Houthi të mbështetur nga Irani në Marib-in perëndimor", tha Qendra mediale e Forcave të Armatosura të Jemenit në Twitter.
Nuk kishte asnjë prononcim nga grupi Houthi për këtë çështje.
Houthi që nga shkurti kanë intensifikuar sulmet e tyre ndaj Marib, një nga bastionet më të rëndësishme të qeverisë jemenase.
Jemeni është përfshirë nga dhuna dhe kaosi që nga viti 2014, kur rebelët Houthi të lidhur me Iranin pushtuan pjesën më të madhe të vendit, përfshirë kryeqytetin Sana'a.
Kriza u përshkallëzua në vitin 2015 kur koalicioni i udhëhequr nga sauditët nisi një fushatë ajrore shkatërruese që synonte të rikthente fitimet territoriale të Houthit.























