Liderët e botës: Gratë më të prekura nga pandemia Covid-19
Gratë janë më të prekurat nga pandemia, sipas presidentit francez, Emmanuel Macron.
“Ato janë bërë viktimat e para të pandemisë botërore sepse kriza ka rritur pabarazitë sociale”, deklaroi presidenti francez në fjalimin e hapjes së Forumit të Barazisë së Gjeneratave, një konferencë e Kombeve të Bashkuara për barazinë gjinore organizuar nga Parisi dhe Meksika.
“Përveç kësaj, mbyllja çoi në një rritje të dhunës ndaj grave”, theksoi Macron.
Presidenti francez gjithashtu konfirmoi një konservatorizëm të ri, që po minon të drejtat e grave.
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres vuri në dukje se ekonomia në internet ende mbizotërohet nga burrat.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel vuri në dukje se barazia ende nuk ishte fituar.
“Gjermania do të investojë një shtesë prej 140 milionë euro (166 milion dollarë) në një koalicion veprimi për drejtësinë dhe të drejtat ekonomike, duke e çuar totalin në 240 milionë euro”, deklaroi ajo.
“Këto janë investime që do të shkojnë veçanërisht për arsimimin e vajzave, si dhe nga kushtet e drejta të punës dhe të drejtat e përmirësuara të pronës për gratë”, theksoi Merkel.
Fondacioni ”Bill dhe Melinda Gates” shpenzoi 2,1 miliardë dollarë për të luftuar kundër diskriminimit, pjesa më e madhe do t’i kushtohet shëndetësisë dhe planifikimit familjar gjatë pesë viteve të ardhshme.
Shumë drejtues të tjerë dhe krerë të qeverisë morën pjesë në ceremoninë e hapjes, ose duke dërguar personalisht një deklaratë video, duke përfshirë presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen dhe zëvendëspresidenten e SHBA-së, Kamala Harris.
Harris paralajmëroi se demokracia është në rrezik në të gjithë botën.
“Barazia gjinore forcon demokracinë”, deklaroi ajo./atsh























