PE: Jo përdorimit të të dhënave biometrike në hapësirat publike
BKT
   Bota

PE: Jo përdorimit të të dhënave biometrike në hapësirat publike

Përdorimi i sistemeve të inteligjencës artificiale në aktivitetet e zbatimit të ligjit mund të çojë në mbikëqyrje masive, në shkelje të parimeve themelore të BE-së të proporcionalitetit dhe domosdoshmërisë, deklaroi Komiteti i Lirive Civile të Parlamentit Europian në një raport të miratuar me 36 vota pro, 24 kundër dhe 6 abstenime.

Për eurodeputetët, rreziku gjenerohet nga “potenciali për paragjykim dhe diskriminim i pranishëm në algoritmet mbi të cilat bazohen inteligjenca artificiale dhe sistemet e të mësuarit makinerik”.

Sipas tekstit, teknologjitë aktuale “mund të identifikojnë grupet etnike të pakicave, njerëzit LGBT, të moshuarit dhe gratë dhe të amplifikojnë diskriminimin ekzistues”.

Prandaj deputetët mendojnë “se inteligjenca artificiale nuk duhet të përdoret për të parashikuar sjelljen bazuar në veprimet e kaluara ose karakteristikat e grupit të cilit i përkasin dhe kërkojnë një ndalim të përhershëm të përdorimit të detajeve biometrike si ecja, gjurmët e gishtave, ADN-ja ose zëri  për të njohur njerëzit në hapësirat publike”./atsh