Holandë, një F-16 përplaset me ndërtesën në bazën ajrore para ngritjes
BKT
   Bota

Holandë, një F-16 përplaset me ndërtesën në bazën ajrore para ngritjes

Autoritetet e mbrojtjes thonë se një avion luftarak belg F-16 u përplas me një ndërtesë në bazën ajrore holandeze ndërsa po përgatitej të ngrihej, duke lënë të plagosur dy persona.

Një avion luftarak belg F-16 u përplas me një ndërtesë në bazën ajrore holandeze sot në mëngjes ndërsa po përgatitej të ngrihej, duke lënë të plagosur dy persona, konfirmuan autoritetet holandeze dhe belge.

Ministria e Mbrojtjes së Belgjikës përmes një deklarate tha se incidenti ndodhi në fillim të një misioni F-16 ndërsa piloti katapultoi.

Nuk pati zjarr ose shpërthim pas incidentit në bazën ajrore ushtarake Leeuwarden, njoftuan forcat ajrore holandeze.

Forcat ajrore thanë se shkaku i incidentit ende nuk dihet dhe se janë ngritur hetime.

Detaje të mëtejshme nuk ishin në dispozicion.