15:00 / 01.07.2021
EMA: Dy doza të vaksinës mbrojnë kundër variantit Delta
Dy doza të vaksinës antiCOVID-19 mbrojnë kundër variantit Delta, shumë ngjitës, theksoi sot Agjencia Europiane e Medikamenteve (EMA).
“Të dhënat që dalin nga provat e forta tregojnë se dy doza të vaksinës mbrojnë nga varianti Delta”, theksoi Marco Cavaleri, menaxher i strategjisë së vaksinave EMA./atsh























