13:08 / 02.07.2021
Irani ndalon hyrjet nga 12 vende për shkak të pandemisë COVID-19
Bordi Kombëtar i Iranit për Luftën kundër Koronavirusit mori vendim të ndalojë hyrjet direkte ose indirekte nga disa vende ku janë vërejtur variantet mutacion të COVID-19.
Irani njoftoi ndalimin e hyrjeve nga 12 vende ku janë regjistruar variantet e koronavirusit të ri (COVID-19).
Bordi Kombëtar i Iranit për Luftën kundër Koronavirusit mori vendim të ndalojë hyrjet direkte ose indirekte nga disa vende ku janë vërejtur variantet mutacion të COVID-19.
Sipas vendimit, në Iran nuk do të mund të kryhen hyrje direkte ose indirekte nga vendet si Brazili, Esvatini, India, Malavi, Mozambiku, Nepali, Afrika e Jugut, Uruguai, Zambia, Zimbabve, si dhe nga disa vende të tjera.























