Varianti Delta, Portugalia rikthen shtetrrethimin në disa qytete
BKT
   Bota

Varianti Delta, Portugalia rikthen shtetrrethimin në disa qytete

Portugalia rikthen shtetrrethimin tek një sërë qytetesh përfshirë Lisbonën dhe Porton në përpjekjen për të vënë nën kontroll valën e re të infektimeve me Covid-19, e nxitur nga varianti Delta.

Ora policore nga 11 e mbrëmjes deri në 5 të mëngjesit, hyn në fuqi të premten në 45 bashki më rrezik të lartë infektimesh, përfshirë magnetin e turistëve Albufeira.

“Qeveria vendosi që në bashkitë me rrezik të lartë apo shumtë të lartë, do të ketë kufizim të qarkullimit nga ora 11 e mbrëmjes.”

Rastet në Portugalinë e përballur me një betejë të vështirë kundër koronavirusit në janar, u rritën në 2449 të enjten, shifra më e lartë kjo që prej mesit të shkurtit. Megjithatë vdekjet ditore, ende me numra 1 shifror, janë larg niveleve të shkurtit.

Nuk jami në pozitat për të konsideruar pandeminë nën kontroll, ndaj u bëj thirrje të gjithëve tu përmbahen rregullave dhe të shmangin sjelljet e rrezikshme. Rastet e reja po raportohen kryesisht mes të rinjëve të pavaksinuar, çka ka nxitur autoritetet të përshpejtojnë fushatën e imunizimit.

Personat nga 18 deri në 29 vjeç do të jenë në gjendje të marrin vaksinën duke filluar nga java e ardhshme. Portugalia u bë vendi i parë në Bashkimin Europian që konfirmoi se varianti indian I koronavirusit ishte bërë dominuesi në vend. Shkak për përhapjen mendohet të jetë bërë hapja e dyerve për turistet britnaikë në fullim të qershorit. /a2