Mbi 700 raste të reja dhe 10 të vdekur nga koronavirusi në Greqi
BKT
   Bota

Mbi 700 raste të reja dhe 10 të vdekur nga koronavirusi në Greqi

Autoritetet greke të shëndetësisë kanë njoftuar në 24 orët e fundit 771 raste të reja me koronavirus.

 Më shumë se gjysma e rasteve u zbuluan në Atikë. Numri i përgjithshëm i rasteve ka shkuar në 424,165.

Sipas të dhënave, 10 qytetarë e kanë humbur betejën me virusi  në orët e fundit, ndërsa që nga fillimi i epidemisë janë regjistruar gjithsej 12,722 vdekje.

95.2% e viktimave kishin sëmundje shoqëruese. Sakaq, numri i pacientëve të trajtuar me intubim është 186, ku 66.7% prej tyre janë burra. Mosha e tyre mesatare është 66 vjeç.