Rrëzohet avioni në brigjet e Hawaii
BKT
   Bota

Rrëzohet avioni në brigjet e Hawaii

Avioni po fluturonte nga Honolulu për në ishullin Maui, por ra në ujë menjëherë pas ngritjes, vetëm dy milje (3 km) nga Aeroporti i Kalaeloa.

Një avion Boeing 737 është rrëzuar në brigjet e Hawaii pasi thuhet se ka pësuar avari në motor. Sipas Autoritetit Federal të Aviacionit (FAA), Garda Bregdetare shpëtoi të dy personat në bord.

FAA dhe Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit do të hetojnë rrëzimin.

Pamjet e transmetuara nga NBC tregojnë një burrë që mendohet të jetë një nga pilotët që merret me barrelë.

Gazetari i ABC News Alex Stone raportoi se një pilot është plagosur rëndë dhe ndodhet në gjendje kritike , ndërsa piloti tjetër, më pak i dëmtuar po kthehej në breg nga një anije shpëtimi e rojes bregdetare.