Rastet e reja pozitive me Covid rriten dukshëm në Britaninë e Madhe
BKT
   Bota

Rastet e reja pozitive me Covid rriten dukshëm në Britaninë e Madhe

Zyrtarët në Britani kanë bërë të ditur se afro 28 mijë raste janë raportuara si rezultat i infektimit me Covid, një rritje prej 72 përqind krahasuar me javën e mëparshme.

Sipas Healthline, Britania ka bërë apel tek qytetarët që të vaksinohen, mirëpo ajo ende nuk ka arritur imunitetetin e tufës transmeton Gazeta Shneta.

Ndërkohë që, varianti delta besohet të jetë më infektues, ai vazhdon të përhapet më shpejt.

Personat e pavaksinuar janë në rrezik të konsiderueshëm për t’u infektuar nga ky lloj varianti i ri.

Aktualisht, varianti delta përbën më shumë se 90 përqind të rasteve me Covid në Britaninë e Madhe.