Operohet Papa Françesku, stabilizohet gjendja shëndetësore
BKT
   Bota

Operohet Papa Françesku, stabilizohet gjendja shëndetësore

Zëdhënësi i Vatikanit, Matteo Bruni pak para mesnatës, ka thënë se mjekët kryen operacionin të dielën në mbrëmje dhe papati iu përgjigj mirë procedurës, e cila u krye nën anestetikë të përgjithshme.

Papa Françesku ka reaguar mirë pas operacionit të kryer ditë më parë në zorrë.

Ndër të tjera mediat raportojnë se për sa kohë do të qëndrojë kreu 84-vjeçar i Kishës Katolike në spitalin Poliklinik Agostino Gemelli në Romë.

Francis ka një sëmundje të zorrëve. Sëmundja, e cila mund të shkaktojë dhimbje ose ethe, shpesh ndodh tek njerëzit e moshuar.

Ndërkohë Papa pritet që në datat 12-15 shtator të zhvillojë një udhëtim në kryeqytetin hungarez Budapest dhe në disa qytete në Sllovaki.