Eksplodon Deti Kaspik në Azerbejxhan nga vullkani i baltës
BKT
   Bota

Eksplodon Deti Kaspik në Azerbejxhan nga vullkani i baltës

Deti Kaspik ka shumë vullkane të baltës të koncentruara .

Në orët e para të 5 korrikut zona e Detit Kaspik është tronditur nga një shpërthim i fortë. Në këtë zonë të Azerbajxhanit gjenden fusha të gjera të naftës dhe gazit në det të hapur.

Shkaku i shpërthimit, i cili krijoi një vatër zjarri të dielën, nuk u përcaktua menjëherë. Kompania shtetërore e naftës ‘Socar’ tha se nga informacionet paraprake bëhet fjalë për një vullkan balte. Socar tha se asnjë nga platformat e saj nuk u dëmtua nga shpërthimi.

Shpërthimi i të dielës erdhi pasi një zjarr i ngjashëm, në sipërfaqen e oqeanit në Gjirin e Meksikës, u shua në fundjavë, shkruan The Guardian.

Deti Kaspik ka një përqendrim të lartë vullkanesh balte, të cilat hedhin si baltë ashtu edhe gaz të ndezshëm.

Zëdhënësi i Socar-it, Ibrahim Ahmadov u citua nga agjencia Azerbajxhanase e lajmeve APA të thoshte se shpërthimi ndodhi rreth 10 kilometra nga fusha e gazit Umid, e cila është 75 kilometra larg brigjeve të kryeqytetit, Baku.

Eksperti i vullkanit të baltës, Mark Tingay, një profesor i asociuar në Universitetin e Australisë në Adelaide, tha se shpërthimi “mund të jetë me siguri një vullkan balte” dhe se vendndodhja “përshtatet përafërsisht” me një vullkan balte të quajtur Makarov Bank, i cili shpërtheu në 1958.

Vendi ka “qindra” vullkane balte, një e katërta e të cilave dihet se shpërthejnë, tha Tingay.

Azerbajxhani është i njohur si “Vendi i Zjarrit” për shkak të rezervave të saj nëntokësore të naftës dhe gazit natyror. Eksploruesi Marco Polo shkroi për zjarret – shkaktuar nga djegia e gazit – në shekullin e 13-të.