Frikë nga varianti Delta, Johnson nuk ndryshon planin e kufizimeve
Britania është një ndër vendet që duket se ka një shtim të numrit të të infektuarve si pasojë e variantit Delta, por kryeministri Boris Johnson ka njoftuar se heqja e kufizimeve në vend do të vazhdojë sipas planit në 19 korrik.
Përhapja e rasteve të reja me variantin e Covid Delta është kthyer në një shqetësim për shumë ekspertë të shëndetit në të gjithë botën.
Mediat e huaja bëjnë me dije se këshilltarët e Johnson e kanë paralajmëruar këtë të fundit rreth variantit Delta të Covid, duke shtuar se kjo hapje e vendit mund të krijojë një valë të re të infektimeve në vend.
Ndërkohë që ditën e sotme Johnson me anë të një konference që do të mbajë, pritet që të njoftojë se 86% e të rriturve në Angli kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës. Me heqjen e kufizimeve të vendit në Angli, pritet që njerëzit e vaksinuar plotësisht të kenë mundësi që të udhëtojnë në vendet e lejuara, mbajtja e maskës do të jetë vullnetare.
Ndërkohë sekretari i Shëndetësisë në Angli, Sajid Javid në lidhje me heqjen e kufizimeve u shpreh edhe pse vendi ka nevojë që të hapet, duhet bërë kujdes për shkak të Covid.























