Biden: Vaksinimi, akti më patriotik që mund të bëhet
BKT
   Bota

Biden: Vaksinimi, akti më patriotik që mund të bëhet

Në SHBA deri sot janë dhënë mbi 180 milionë vaksina kundër koronavirusit.

Biden i bëri komentet gjatë një fjalimi më 4 korrik, ditën kur SHBA-të shënuan përvjetorin e pavarësisë.

Ai e shfrytëzoi mundësinë për t’iu bërë thirrje amerikanëve që të vaksinohen kundër koronavirusit, duke thënë se “kjo është gjëja më patriotike që mund të bëhet”.

“Ne të gjithë e dimë se janë shfaqur variante të fuqishme [të koronavirusit], si varianti Delta”, tha Biden.

“Vaksinimi është mënyra se si Shtetet e Bashkuara mund të qëndrojnë përpara varianteve”, shtoi ai.

Së paku 67 përqind e të rriturve kanë marrë së paku një dozë.

Shifrat, megjithatë, nuk e përmbushin synimin e Bidenit për të vaksinuar 70 për qind të popullatës deri më 4 korrik.

SHBA-ja është vendi më i prekur në botë nga koronavirusi.

Mbi 33 milionë njerëz janë infektuar atje dhe mbi 605,000 kanë humbur jetën.